zoom

Aktualitet

Veliaj sulmon Metën dhe Berishën: Fuksi i lagjes dhe ish-komunisti

Në javën e fundit të fushatës elektorale, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj vijoi sulmet ndaj dy figurave kryesore të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në një takim që pati me banorët e Farkës, Petrelës dhe Baldushkut, Veliaj akuzoi Metën dhe Berishën se kërkojnë fitoren vetëm për të mbrojtur veten e tyre përballë drejtësisë.

“Ne e kemi standardin shumë lart për një polic, për një zjarrfikës, për një mjek, për një doktoreshë, për një ushtar, për një oficer, madje edhe për fëmijët, kurse e kemi standardin shumë poshtë për fuksin e lagjes, për Ilir Metën, dhe ish komunistin Sali Berisha. Ata për 4 vite ishin te Gjiri i Lalzit, nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona. Por, kush mungoi 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë”, u shpreh Erion Veliaj.