zoom

Aktualitet

Veliaj: Sarajet nga sot pronë e bashkisë, do shërbejnë si muze për historinë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë vendimin e qeverisë shqiptare duke theksuar se nga sot ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Ai shprehet se kjo godinë do të shërbejë si muze që do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.

“Me vendim te qeverise shqiptare, nga sot, ndertesa e Sarajeve eshte prone e Bashkise se Tiranes si muze i qytetit qe do evokoje traditen, si dhe historine diplomatike”, shkruan Veliaj.

Mbrëmjen e djeshme policia bashkiake rrethoi godinën e sarajeve. Pronarët nga ana e tyre kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira.