zoom

Aktualitet

Veliaj feston me tullumbace kuqezi/ Qytetarët i kujtojnë ndotjen: E qelbe vendin

Qielli i Tiranës u mbulua dje nga mijëra tullumbace kuqezi.

Bashkia e Tiranës e kishte organizuar diçka të tillë për të festuar 112 vjet Pavarësi.

Në moment të parë u duk si një spektakël dhe u duartrokit nga pjesëmarrësit, por të tjerë qytetarë në rrjetet sociale i kujtuan Erion Veliajt ndotjen që shkaktoi në mjedis për shou.

Shumë u shprehën të indinjuar me këtë veprim, duke i “mësuar” në një formë Veliajt, që shpesh shfaqet në ekrane duke mbjellë pemë, se plastika është armik me mjedisin.

Disa nga komentet e qytetarëve:

“Si të përdhosësh taksat e popullit për 2 foto”

“Bravo, hidhni pak plastikë në tokë dhe ajër se pak të ndotura i kemi rrugët dhe lagjet”

“Mjedisi dhe plastika”

“Si të qelbësh vendin pa harxhuar para”

“Budallallëk, katastrofë! Sa keq më vjen për botën ku jetojnë fëmijët e mi”