zoom

Politikë

Veliaj dhe Gjonaj falënderojnë patronazhistët: S’janë spiuna e fuksa siç thonë kundërshtarët

Drejtuesi politik i qarkut, Erion Veliaj dhe kandidatja Etilda Gjonaj falënderuan patronazhistët e PS-së për fitoren e kësaj force politike më 25 prill.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se PS-ja nuk fitoi me laca e të fortë, por me çuna e goca me mend.

Ai u shpreh se patronazhistët nuk janë spiuna dhe fuksa sikundër cilësohen nga kundërshtarët politik, por njerëz që trokasin derë më derë për të ditur nevojat e njerëzve.

“Kur votuam listën e Tiranës dikush më thoshte keni vërë ca çuna dhe goca shumë të mira, por duhen laca dhe të fortë për të fituar njësinë nr7. I thashë atij personi jemi në vitin 2021 dhe do fitojnë çunat dhe gocat e mira, jo ata me muskuj, por ata me mend, dhe jam sot shumë krenar për Etildën, për Aldrinin.

Kundërshtarët tanë thanë që patronazhistët janë spiuna dhe fuksa. Në fakt janë njerëz që trokasin derë më derë për të dituar nevojat dhe problematikat që mund të zgjidhin. Për të gjithë patronazhistët një mirënjohje dhe falënderim të madh”, tha Veliaj.

Ndërsa Etilda Gjonaj u shpreh:

“Një falënderim për të gjithë ekipin tonë, të deleguarit, për të gjithë patronazhistet, anëtarët e FRESH, Forumin e Gruas, komisionerët dhe numëruesit që me devotshmëri dhe me shumë kurajo përfunduar një proces të jashtëzakonshëm si për administrimin e votimit ashtu edhe numërimin.