zoom

Politikë

Veliaj “bleu” VIP-a për fushatë/ Meta: S’i ka punët aq mirë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar fushatën elektorale që po bën kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, duke nxjerrë video-mesazhe të personazheve publikë që janë në mbështetje të tij.

Sipas Metës, kjo tregon që nuk e ka fitoren të garantuar dhe po përdor imazhet publike për t’i bërë “reklamë” dhe për të influencuar votuesit.

“Kur i kanë punët kaq mirë, pse thërrasin VIP-a? se kanë braktisur qytetarët. VIP-at jetojnë në zona rezidenciale pa trafik. Por 1 milionë banorë e dinë që s’i duhet kryebashkiaku që kujdeset për VIP-at, por për ata, për prindërit e të moshuarit”, tha Meta në një konferencë me gazetarët.