Aplikacion
Ai ndryshe njihej si “i forti i Vlorës” për shkak të ngjarjeve kriminale që kishte shkaktuar në vitet 1997-1999.
Në ato vite, 64-vjeçari Zaharia ishte një ndër protagonistët kryesorë të përplasjeve me armë, ndërsa akuzohej si autor i disa grabitjeve dhe pengmarrjeve.
Pasi u arrestua, Fotaq Zaharia u arratis nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, bashkë me Ermir Habilin, Armando Begën e Haxhi Hoxhën.
Pas arratisjes, prokurori arriti të provojë pengmarrjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliut, ngjarje për të cilat u akuzua Zaharia.
Ai po vazhdonte betejën ligjore në Gjykatën e Lartë, ku kishte bërë rekurs dhe kërkonte lirim nga qelia, me argumentin se ishte i paralizuar. Zaharia u dëmtua në këmbë gjatë operacionit të arrestimit 17 vite më parë.