zoom

Bota

Vdiq pas injektimit me AstraZeneca, del autopsia e mësuesit italian: Problem i…

Rasti i një mësuesi 57-vjeçar, i cil vdiq në Itali 14 orë pas injektimit me AstraZeneca, duket se është zbardhur.

Autoritetet shprehen pas autopsisë se vaksina nuk ka lënë gjurmë makroskopike në trup dhe se vdekja e papritur nuk ka asnjë lidhje të dukshme me dozën e marrë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Biella, teksa mediat italiane raportojnë sot për rezultatet e autopsisë. Kjo e fundit u krye nga mjeku Roberto Testi në prani të një konsulenti që familja e mësuesit Sandro Tognatti kishte caktuar.

“Zemra dhe organet e tjera ishin të paprekura dhe nuk ka asnjë provë që ta lidhin vdekjen me vaksinën, e cila megjithatë u pezullua si masë paraprake” – raporton la Repubblica

Për të dhënë përgjigje të mëtejshme do të bëhen ekzaminimet histologjike, rezultatet e të cilave do të jenë në dispozicion në ditët në vijim.

Me pak fjalë, Tognatti ishte në të vërtetë i shëndetshëm pasi këtë ua kishte pohuar edhe mjekëve që e kishin intervistuar para se ta vaksinonin. Hipoteza më e mundshme që ekzaminuesit mjekësorë besojnë pas autopsisë është se vdekja erdhi nga shkaqe kardiake.