zoom

Aktualitet

Vdiq pas aksidentit, organet e 16-vjeçarit shqiptar do të dhurohen

Lorenzo Çela humbi jetën pas një alsidenti tragjik një muaj para ditëlindjes së tij.

16-vjeçari shqiptar ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin Civile të Brescias ku ndodhej i shtruar që prej pasdites së së dielës.

Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë pas aksidentit në via Mantova, në kufirin mes Lonato dhe Castiglione delle Stivier.

Lorenzo Çela udhëtonte në mjet me të dashurën dhe nënën e tij (mjeti drejtohej nga kjo e fundit), të cilat kanë mbetur të dëmtuara nga aksidenti dhe janë shtruar në spital.

I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë është në pritje të skadimit të intervalit kohor të parashikuar nga protokolli për heqjen e organeve , siç e kanë vendosur prindërit e tij në këtë moment dhimbjeje të madhe.

I riu shqiptar kishte një pasion futbollin dhe luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos. Ai nuk mungonte asnjëherë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve ofroi kontributin e tij si fizikisht ashtu edhe moralisht për ekipin.