zoom

Aktualitet

Vdes papritur avokatja e njohur, pak muaj më parë kishte humbur vëllain

Një nga emrat më të njohur të drejtësisë në vendin tonë, Domenika Gjeçi, u nda nga jeta papritur.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmuan kolegët e saj në faqen “Avokatët Penalistë”, ku postuan foton e saj dhe shprehën ngushëllime për këtë ngjarje të trishtë.

Shkaku i vdekjes së saj nuk bëhet i ditur në postim, por shkruhet vetëm se avokatja u nda nga jeta në moshë të re.

Vetëm tre muaj më parë, Domenika Gjeçi kishte humbur vëllain.