zoom

Aktualitet

Vdes burri në Lushnjë/ I dha fund jetës duke pirë fotoksinë

Një burrë 63-vjeçar nga Lushnja i ka dhënë fund jetës këtë të shtunë duke pirë lëndë helmuese fotoksinë.

Ai u dërgua me ugjencë drejt spitalit të qytetit por fatkeqsisht, nuk mundi të mbijetonte.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Lushnjë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. B., 63 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë).

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.