zoom

Aktualitet

Vdekja tragjike e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani në Gjirin e Lalëzit/ Policia procedon 2 mjekë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë Elfete Haliti, 78 vjeçe, Afrim Haliti, 56 vjeç dhe Ferzinaze Haliti 57 vjeçe ( famijarë).
Nga  hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.
Sipas policisë, mjekët kanë kuptuar se ata ishin helmuar nga ushqimi, por nuk u kanë dhënë mjekimin e duhur dhe u kanë rekomanduar të kthehen në shtëpi. /Zoom.al