zoom

Aktualitet

Vdekja e të riut në Korçë, policia del me deklaratë zyrtare për ngjarjen

Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me të riun që u gjet pa jetë gjatë ditës së sotme në malin Moravë. Blutë e Korçës bëjnë të ditur se i riu nuk ka patur shenja dhune dhe dyshohet për një vdekje natyrore.

 

Korçë/Informacion paraprak 

 

Më datë 08.12.2021, rreth  orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme.

 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.