Aplikacion
Ibish Avdyli tha për Fax News se nëna e tij ka pasur probleme disa herë dhe jetonte në një banesë sociale e vetme. Ai po ashtu theksoi se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte shtruar pak kohë më parë dhe në psikiatrinë e Shkodrës.
Fëmija humbi jetën sot si pasojë e asfiksisë nga ajri i thatë, ku u mësua se e ëma nuk ishte treguar e kujdesshme me të sepse vuante nga depresioni.
Trupit të pajetë të foshnjës po i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.
“Ne e kemi parë fëmijën në kontrolle. Nënën e foshnjës e njohim dhe ka pasur problem, ajo ishte e vetme dhe jetonte në një banesë sociale. Ajo është rënduar shpesh nga ana psikologjike, ishte shtruar dia herë në psikiatrinë e Shkodrës. Foshnja nuk ka pasur shenja dhune. Do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe do të zbulohet çdo gjë, shkaku i vdekjes”, u shpreh mjeku