zoom

Aktualitet

Vdekja e familjarëve nga Gjilani/ QSUT reagon ndaj akuzave: Ishin të prekur nga…

Qendra Spitalore Universitare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të tre familjarëve nga Gjilani si pasojë e helmimit.

“Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjec, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjec, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjëndja e pacientëve paraqitej e rëndë.

Pasi i jane kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekesore te urgjences dhe jane hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe pas dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u trasferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë ketij sherbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i familjarëve

Djali i familjes nga Kosova, të cilët humbën jetën në Gjirin e Lalzit ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai akuzon mjekët për neglizhencë, teksa ngre dyshime se si mund të ketë ndodhur ngjarja, pasi ka ngordhur edhe qeni i familjes.

Tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë humbur jetën teksa ndodheshin në Durrës me pushime.

“Kemi shkuar keni ndenjur atje të gjithë. Ai është shteti jonë. Babi është me dokumente shtetas i Shqipërisë. Janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë.

Shqetësuese për ne është neglizhenca dhe mostrajtimi i duhur në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë me shkuar me të njëjtat simptoma dhe me u kthyer në shtëpi me barna nuk është normale. Pa analiza, më duket që është diçka jo e duhur për çdo mjek që i thotë vetes mjek.

Ka thënë që kanë qenë në spital, kanë kaluar vetëm me një serum dhe i kanë liruar kanë ardhur në shtëpi me barna. Gjendja ka qenë e rëndë. Nuk ka qenë e mirë. Gjendja e çdo njeri që kishte mundur me parë gjendjen ka mundur të konstatojë që nuk është në rregull. Nuk mund të lirohet pacienti në atë mënyrë. Sikur të ishte vetëm një hajde. Por tre pacientë me simptoma të njëjta. Kjo është e pakuptueshme. Është shumë herët për të folur. Policia e ka filluar hetimin. Mjekësia ligjore ka për të thënë fjalën e vet. Procedurat janë kryer. Kjo është sipas atyre, e konsideruar si vdekje e dyshimtë, Problemi që më shqetëson është se ne e kemi pasur edhe një qen. Pse ngordhi qeni? Familjarët e dinë që ushqimin që konsumon familja nuk i han qeni. Kur i kemi lexuar jam ndjerë keq. E kanë cekur mediat rastin pa folur me askënd. Kjo na ka prekur shumë. Kisha pas dëshirë që kjo që them sot të jetë verdikti sot. Ne nuk dimë qe qeni konsumon kërpudha. Ata mbledhin kërpudha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpudhat se është rritur në fshat”, tha ai.