zoom

Politikë

Vasili: Qeverisja e Ramës mënxyrë, që largon dhunshëm shqiptarët

Deputi Petrit Vasili  teksa citon  pjesë të një raporti të bërë publike në  “The Mail on Sunday” ku thuhet se  katër në dhjetë emigrantë, që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë nga “Shqipëria paqësore, ku nuk ka pasur luftë për 25 vjet”, i cilëson këto shifra si të dhimbshme dhe të frikshme

“Pra 40% e personave, që shkojnë në Angli në mënyrë të paligjshme, duke kaluar ngushticën e La Manshit, duke rrezikuar kaq shumë me varka të vogla janë shqiptarë.

Mënyra, që ka pllakosur këtë vend nga qeverisja e rilindjes vret çdo shpresë”, shkruan vasili.

Ai bën përgjegjës qeverinë Rama duke thënë se kjo qeverisje po I largon dhumshëm shqiptarët.

Postimi i plotë:

Qeverisja e Ramës mënxyrë, që largon dhunshëm shqiptarët!

Shifra të dhimbshme, shifra të frikshme.

Katër në dhjetë emigrantë, që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë nga “Shqipëria paqësore, ku nuk ka pasur luftë për 25 vjet” kështu shkruan një raport sekret i inteligjencës ushtarake britanike.

Pra 40% e personave, që shkojnë në Angli në mënyrë të paligjshme, duke kaluar ngushticën e La Manshit, duke rrezikuar kaq shumë me varka të vogla janë shqiptarë.

Mënxyra, që ka pllakosur këtë vend nga qeverisja e rilindjes vret çdo shpresë.

Me mundesitë, që Shqiperia ka, sikur qeverisja të ishte edhe nën mesataren shqiptarët jo vetëm nuk do largoheshin, por do të vinin.

Por me këtë qeveri që vjedhjen kanë pikën e parë të dytë e të dymbedhjetë të saj shqiptarët braktisin vendin më shume së vendet në luftë.