zoom

Aktualitet

Varka e zuri poshtë! U mbyt në Liqenin e Pustecit, polumbarët gjejnë trupin e 45-vjeçarit

Është gjetur trupi i pajetë i 45-vjeçarit Stavri Vasilovski, i cili u mbyt në ujërat e liqenit të Prespës.

Polumbarët nga Tirana, të cilët mbërritën në vendngjarje pasditen e kësaj të diele arritën të gjenin trupin e tij, disa metra larg bregut te liqenit, ne vendin e quajtur Oso, afër kufirit me Greqinë.

Operacioni i tyre zgjati për rreth 1 orë, ndërsa kërkimi ishte i vështirë për shkak të kushteve atmosferike.

Policia lokale tha se në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, 45-vjeçari baba i dy fëmijëve kishte dalë për të peshkuar së bashku me vëllanë dhe një person të tretë, por si pasojë e dallgëve të forta varka me të cilën kanë hyrë në liqen është përmbysur.

Ngjarja sipas Policisë ndodhi vetëm 20 metra larg bregut, ndërkohe qe behet e ditur se persona qe e shoqëronin janë i vëllai Loni Vasilofski dhe Niko Ivan .

45-vjeçari nga Pusteci njihej si peshkatar profesionist, pasi ushtronte peshkimin ndër vite, ndërkohë që mësohet se ishte dhe punonjës ne bashkinë e Pustecit.

Vëllai i viktimës dhe personi tjetër ne varkë kanë mundur të mbijetonin, teksa kanë dalë në breg me not dhe pasi u stabilizuan nga gjendja e shokut u përfshinë në operacionin e gjetjes së trupit duke ndihmuar autoritetet me vendngjarjen.

Stavri Vasilofski dyshohet se ne momentin e përmbysjes varka e ka zënë poshtë duke evituar mundësinë për te manovruar.

Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.09.2021, ju informojmë se grupi i polumbarëve pas kërkimeve të kryera, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. V., dhe varkës së tij nga liqeni i Prespës, i cili kishte dalë një natë më parë për të peshkuar.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.