zoom

Bota

Varianti afrikan i COVID mbërrin në Itali!

Varianti i ri i COVID i quajtur ‘Omicron’ ka mbërritur në Itali. Një rast është identifikuar në Milano. Bëhet fjalë për pacient që vinte nga Mozambiku ndërsa mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim në gjithë Europën, pasi Britania, Gjermania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën.

Sakaq, duke nisur nga kjo e shtunë në Milano dhe disa qytete të tjera qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskën. Mbajtja e maskës do të jetë detyrim për të gjithë qytetarët  nga ora 10 deri në 22:00 çdo ditë.

“Le të shijojmë atmosferën e Krishtlindjeve, me sakrificën e vogël të mbajtjes së maskës”, ka shkruar kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, në rrjetet sociale duke prezantuar masën e re.

Qëllimi i kësaj mase synon të frenojë rastet e reja me Covid-19. Të gjithë ata që do të shkelin rregullat e reja do të përballen me një gjobë prej 280 euro. Pas qytetit të Milanos edhe Bolonja dhe Bergamo kanë imponuar të njëjtën masë. Edhe bashki të tjera si Roma apo Firence po konsiderojnë të ndjekin një hap të ngjashëm.