zoom

Aktualitet

Varg “i çmendur” makinash! 15 km radhë në aksin Vlorë-Orikum

Turistët që kanë frekuentuar qytetin e Vlorës këtë të diel janë ndeshur me radhë kilometrike makinash, të cilat nisnin nga zona e Orikumit deri në zonat e brendshme të qytetit bregdetar.

Raportohen radhë të gjata makinash. Shkak i kësaj situate në aksin nacional Vlorë-Orikum është bërë dëmtimi i rrugës në afërsi të vendit të quajtur, Jonufra.

Në këtë pikë, automjetet kalojnë vetëm në një korsi. Dëmtimi i rrugës ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa vlen të theksohet, se edhe pse ka nisur riparimi, punimet ende nuk kanë përfunduar, duke bërë që kjo situatë të kthehet në një shqetësim për turistët që kalojnë në këtë aks nacional.

Ky aks rrugor i është nënshtruar disa punimeve, teksa sezoni turistik ka nisur bashkë me dyndjen e turistëve drejt jugut.

Mësohet se radha e makinave ka shkuar deri në 15 km, ndërsa bëhet me dije se në disa pjesë të aksit ka vetëm një korsi, pasi në tjetrën po punohet.