zoom

Bota

Vala e tretë e Covid-19/ Italia vendos karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE-së

Qeveria italiane ka vendosur një karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE. Teksa vaksinimi vijon në Itali si në gjithë BE, duket se Evropa i frikësohet rritjes së infektimeve dhe viktimave.

Më parë Italia e kishte në fuqi karantinën vetëm për vendet të cilat nuk ishin pjesë e BE, por tashmë duket se nuk ka përjashtim as për vendet brenda Bllokut.

Edhe Gjermania deri për Pashkë është në një bllokim të pjesshëm ndërkohë situata ngelet e vështirë në një pjesë të Evropës sa i përket pandemisë së Covid-19.