zoom

Të gjitha

Vajzë apo djalë? Emily Ratajkowski bëhet nënë për herë të parë!

Emily Ratajkowski është bërë nënë për herë të parë. Në datë 8 mars ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe të Sebastain Bear-McClard, mirëpo lajmin e bëri të ditur ditën e sotme. Emily ka publikuar sot foton e parë me fëmijën dhe ndryshe nga ç’tha para lindjes zbuloi emrin dhe bashkë me të edhe gjininë e bebushit.

Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, ka shkruar ajo përkrah fotos së ëmbël.

 

Tre muaj më parë, ajo bëri të diur se ishte në pritje të ëmbël përmes një seti fotografik dhe një interviste të dhënë për revistën “Vogue”. Gjatë kësaj interviste ajo u shpreh se gjininë e fëmijës do e zbulonte kur ai të mbushte 18 vjeç dhe ta caktonte vetë orientimin e tij/saj seksual, por fjalën nuk e mbajti.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, u shpreh Emily.

Në fakt muaj më parë vetë fansat e modeles e zbuluan se ajo ishte në pritje të një djali, për shkak të një fotografie të vetme. Modelja shfaqej e veshur me një fustan blu që i qëndronte pas trupi e po ashtu edhe bashkëshorti i saj me bluzë e pantallona të së njëjtës ngjyrë. Kështu fansat aluduan se ajo ishte në pritje të një djali dhe paskan qëlluar fiks në shenjë!