Aplikacion
Vajzat u kanë thënë gazetarëve të huaj se janë rikthyer sepse duan të mësojnë dhe të përparojnë si të tjerët, por gjithashtu kanë thënë se nuk duan luftë, por vetëm paqe për vendin e tyre.
Sipas raportimeve deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident, dhe talebanët nuk i kanë ndaluar ato të rikthehen në bangat e shkollës. Por talebanët ditën e martë në një konferencë për shtyp kanë deklaruar se të drejtat e grave do të respektohen ‘brenda kornizës së ligjit islamik’.
Në vitet 1990, kur talebanët kontrollonin Afganistanin, shumicës së grave dhe vajzave u mohohej arsimimi dhe punësimi.
Gjithashtu ishin të detyruara të mbuloheshin plotësisht, me burka, madje as nuk mund të dilnin nga shtëpia pa një burrë i cili do t’i shoqëronte. / Al Jazeera