zoom

Politikë

Urdhëri i prerë: Shkatërrojeni Dritan Lelin!

Dritan Leli, kryetari i Bashkisë së Vlorës, është viktima e radhës e daljes nga reshti. Ai nuk pranoi manovrën e kryeministrit Edi Rama për t’u dorëhequr nga detyra dhe për të pranuar të jetë në lista. Ky refuzim e ka irrituar kryeministrin, saqë ai ka vënë në punë menjëherë makinerinë e pushtetit për t’u hakmarrë ndaj Dritan Lelit.

Partia Socialiste e Vlorës, siç meson Zoom.al, ka marrë urdhër për ta përjashtuar nga radhët e saj. Por njëkohësisht, Këshilli Bashkiak, i cili në përbërje është i gjithi me anëtarë të PS, po inicion shkarkimin edhe si kryetar të Bashkisë.

Ligji nr 139/2015 për vetëqeverisjen vendore neni 62 parashikon dispozitat se kur shkarkohet një kryebashkiak.

“Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: 

  1. a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
  2. b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
  3. c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”

Nuk dihet se si do ta argumentojnë socialistët e Këshillit Bashkiak kërkesën e tyre, pasi Dritan Leli nuk ka kryer asnjë nga shkeljet që citon ligji. Por me urdhërin e dhënë nga kupola e PS, ata do të jenë të detyruar për ta nisin procedurën, pavarësisht nëse do të arrijnë ta argumentojnë ligjërisht. ©Zoom.al