zoom

Aktualitet

Urbani i “Tiranës së re” përfundon në trotuar, flet shoferi: Lëvizi vetë..

Një ngjarje e pazakontë  ka ndodhur pak më parë në Tiranë tek pallatet 9 katëshe, ku një autobuz ka përfunduar mbi trotuar.

Njerëzit rrotull shihen të panikuar nga ngjarja, ndërsa sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin.

Sipas informacioneve bëhet me dije se është lënduar një person.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e përplasjes.

Siç duket ka qenë vetëm një defekt teknik që ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

Ndërkohë është bërë testi i alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit por rezultoi se nuk kishte konsumuar së fundmi.

Sistemi i frenimit funksionon përmes ajrit, dhe mjeti ka nisur të lëviz pa drejtuesin brenda. Ky i fundit i ka thënë policisë në dëshminë paraprake “Zbrita për të marrë një shishe uji. Pashë mjetin që po lëvizte u nisa drejt tij, por sbëja dot gjë. Fatmirësisht një shtyllë u u fut brenda fizarmonikës që pengoi lëvizjen e autobusit”