zoom

Aktualitet

UPS! Dështon aksioni policor/ Pogradec, emigrantët shkelmojnë furgonin dhe u shpëtojnë efektivëve

Momenti kur dhjetëra emigrantë të paligjshëm kanë dalë nga një furgon në mes të rrugës në Pogradec është kapur në kamera.

Në pamje duket një efektiv policie, i cili pasi kishte ndaluar furgonin, po përpiqej të mbante derën mbyllur që emigrantët klandestinë të mos largoheshin. Por pas disa shtyrjesh, efektivi nuk e ka ndalur dot arratinë e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Burime nga policia e Pogradecit ben me dije se refugjatët janë gjetur fillimisht nga patrulla. Në një moment, efektivi i policisë shihet teksa nxjerr pistoletën, por më pas e rifut në këllëf, duke e kuptuar se e ka të pamundur t’i ndalë të gjithë.

Nuk ka informacion se nga cili shtet ishin këta emigrantë klandestinë, por ndërkohë, është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.