zoom

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve: Të vaksinohen gazetarët e terrenit

Unioni i Gazetareve Shqiptare i është drejtuar me një kërkesë komitetit të Vaksinimit, për të marrë parasysh vaksinimin e reporterëve, si grup i rrezikuar.

“Drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare, ne komunikimin qe kane patur sot me ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, zonjen Ogerta Manastirliu, se ciles i kane drejtuar kerkesen per nisjen e vaksinimit te gazetareve ne terren, kane marre konfirmimin se kerkesa e tyre u depozitua ne Komitetin e Vaksinimit qe trajton çeshtjet e pandemise”, thuhet në njoftimin e Unionit të Gazetarëve.

Sipas tyre, ne vende te BE-se dhe ato te rajonit ka nisur procesi i vaksinimit te gazetareve ne terren gjate dy muajve te fundit.

“Drejtuesit e UGSH gjate ketij muaji me kembengulje dhe ne menyre riperseritese kane kerkuar se kategoria e gazetareve ne terren perballen me riskun e larte te prekjes prej virusit pandemik COVID-19. Komunikimi i sotem zyrtar do te pasoje me reagimin e Komitetit te Vaksinimit dhe ne kohe te shpejte shpresojme te perfshihen edhe reporteret e terenit ne procesin e vaksinimit. Kerkesa zyrtare e UGSH eshte e vetmja e depozituar nga organizata profesionale prane ketij Komiteti.

Nderkohe qe ne vende te BE-se dhe ato te rajonit ka nisur procesi i vaksinimit te gazetareve ne terren gjate dy muajve te fundit.

Zyra e shtypit e UGSH do te kete komunikime gati te perditshme, per kete çeshtje me interes te posaçem nga komuniteti i gazetareve profesioniste te vendit”, mbyllet njoftimi.