zoom

Të gjitha

Ulërima dhe meditim, intervista e pazakontë e Kleonikit me Bieta Sulon

Niki Delijorgji, modelja dhe njëkohësisht vajza e biznesmenit të njohur ka qenë dje e ftuar në “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo.

Modelja e surprizoi moderatoren me një seancë meditimi, si dhe me detajet që ka rrëfyer në studio për veten e saj. Ajo tha ndër të tjera se në verën e kaluar ka qëndruar pa depiluar, për t’i bërë qytetarët ta shikonin dhe ta drejtonin vëmendjen tek ajo.

“Unë e kam bërë, kam dalë me shumë lesh në sqetullat e mia dhe këmbët e mia sepse doja që ta hiqja këtë idenë që femrat duhet të jenë kështu. Mua më pëlqen por nuk dua. Unë e bëra kastile, edhe e ngreja çik dorën kështu që të shikonin. Nuk largoheshin por shikonin me çudi”, tha ajo.

Më tej, vajza e biznesmenit e ftoi Bietën që të bënin të dyja një ulërimë në studio me qëllim që të nxirrnin energjinë negative.

“Do ta bëjmë një kështu bashkë. Një ulërimë e një kështu. Është shumë e fuqishme kur e bën këtë kështu,”– tha ajo.

Ne vijim të programit, Niki e uli moderatoren për të bërë një seancë meditimi. Ajo i tha Bietës që të ngrinte fustanin dhe të hapte këmbët, por kjo gjë nuk ndodhi pasi kjo e bëri Bietën të ndihet në siklet dhe pastaj çdo gjë u ndërpre për shkak se mbaroi koha televizive.