zoom

Aktualitet

Ulen shifrat! Sa persona humbën jetën dhe sa të tjerë u infektuan gjatë 24 orëve të fundit në vend

Ulen shifrat e rasteve me COVID-19 ne vendin tonë. Ne 24 orët e fundit u regjistruan 141 raste të reja dhe 9 humbje jete.

Nga shifrat e raportuara së fundmi, Tirana pati 34 raste, ndjekur nga Shkodra me 16 kurse gjithë qytetet e tjera kishin më pak se 10 raste.

Nga ana tjetër nëpër spitalet Covid, vijojnë të trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive dhe vetëm 6 pacientë të intubuar.

NJOFTIMI I MSH-së:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 141 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Prill 2021)

Raste të reja ditore 141
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2334

Testime totale 575,055
Raste pozitive 126,936
Raste të shëruara 95,035
Raste Aktive 29,618
Humbje jete 2283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20978
Fier 2556
Durrës 1233
Gjirokastër 1229
Shkodër 1028
Vlorë 743
Korçë 737
Kukës 346
Dibër 337
Elbasan 243
Lezhë 134
Berat 54