zoom

Slider

Udinese i bën nder Interit, ndal në barazim Milanin

Milan ka barazuar me Udinesen në San Siro me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit të Serie A. Të besuarit e nisën mirë këtë përballje, ku në minutën e 29 Leao shfrytëzoi mjaftë mirë një pasim nga Tonali duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Reagimi i miqve mbërriti në pjesën e dytë me mbrojtësin Udogie në të 66-tën, i cili mposhti portierin Maignan duke rikthyer ekuilibrat. Rezultati vijoi të mbetej i njëjtë deri në fundin e takimit, me Milanin që humbi një mundësi të artë për tu shkëputur përkohësisht me 4 pikë nga ndjekësit më të afërt, Interi, i cili luan me Genoan në orën 21:00.

Momentalisht, Milan është në krye të klasifikimit me 57 pikë, 3 më shumë se Inter që ka 54 pikë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar./ E.S