zoom

Aktualitet

Udhëtimi i tmerrit me Wizz Air/ Dy orë e gjysmë vonesë, pasagjerët mbeten brenda në avion

Nuk kanë të sosur problemet gjatë udhëtimeve me avionët e Wizz Air.

Ashtu siç është bërë e zakonshme prej shumë kohësh, edhe këtë të premte pasagjerët shqiptarë që kishin zgjedhur të udhëtonin me Wizz Air nga Luton në Britaninë e Madhe në Tiranë, iu është dashur të qëndrojnë më shumë se 2 orë e 30 minuta të mbyllur në avion.

Pa dhënë asnjë shpjegim për vonesat, kompania pasi ka bërë imbarkimin e pasagjerëve në avion, i ka mbajtur ata të mbyllur.

Rastin e ka bërë të ditur gazetari Ilir Kadia, i cili gjithashtu ka qenë në pjesin e qytetarëve që kanë pritur për afro 150 minuta në avion.

Zoom.al ka sjellë në vazhdimë denoncimet e qytetarëve të cilët shpesh herë janë ndjerë të mashtruar dhe keqtrajtuar nga kompania low cost, e cila duket se ka marrë përsipër një aktivitet që nuk e kryen dot.

Ndërsa ka shtuar linjat në shumë vende anemban botës, kompania në pamundësi për të menaxhuar fluturimet, ka ulur ndjeshëm cilësinë e shërbimit.

Per keto arsye kompania në fjalë është në qendër të kritikave.

Ajo u cilësua si linja ajrore më e keqe me distanca të shkurtra nga Which?. Shkak ishin problemet me pastërtinë dhe komoditetin.

Po kështu, Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar i shprehu kompanisë Wizz Air shqetësime të mëdha për numrin e lartë të ankesave të pasagjerëve dhe vonesat në dëshpërblimin e qytetarëve për atë çfarë u takon./ Zoom.al

 

Statusi i plotë i Ilir Kadisë:

Brënda barkut të Wizz Air!
Qielli Anglisë ishte ulur në gjunjë në aeroportin e Luton!I tëri opak!Nga brenda barkut të Wizz Air dritaret e aeroplanit ishin veshur me fjollat e borës dhe ngjanin me xhama akulli!Ne zumë vend shqiptarçe nëpër sediljet tona duke mos respektuar hapësirën për bagazhet e të tjerëve!Duhet të niseshim në 17.35 dhe u nisëm 19.55!
Dy orë e pak nën trysninë e një palo burri që me zë të lartë ndillte kobin që do ndodhte,ai ish i sigurtë, gjatë fluturimit!
“Po vonohet se po mundohen të rregullojnë difektin në krahun e djathtë!Por kot e kanë!”- i thosh ai fqinjit që nuk e duroi më dhe u çua e iku.
Unë e kisha mbrapa shpine kobziun!Kur i iku fqinji ai mbylli gojën dhe pas një minutë filloi të gërhasë sikur hungërinte një derr!
Kur aeroplani u ngrit filluan të qarat e fëmijve nga dhimbja e veshëve prej ndryshimit të presionit atmosferik!Vetëm kur ishim mbi Zagreb pamë dritat e tij.
Në Rinas tek shkonim drejt makinës tonë i gëzoheshim ajrit të ngrohtë të Tiranës!