zoom

Aktualitet

U vra sot nga bashkëshorti! Kjo është e ndjera Liljana Buzo

Gruaja në foto është Liljana Buzo, 54-vjeçarja që mbeti viktimë e plumbave që u qëlluan në drejtim të saj nga bashkëshorti, Koço Buzo.

E ndjera u godit me breshëri sapo doli nga gjykata e Elbasanit, ku po zhvillonte një seancë për divorcin me bashkëshortin, një ish-efektiv policie.

Ajo ishte në shoqërinë e avokatit, i cili po ashtu u plagos me 3 plumba kallashnikovi.

Policia e arrestoi 58-vjeçarin, Koço Buzo, në vendin e ngjarjes.

Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26 vjeçe dhe dy djem, 20 dhe 18 vjeç./Zoom.al