zoom

Aktualitet

U vlerësua nga DASH për luftën kundër korrupsionit, Dvorani merr zyrtarisht çmimin

Gjyqtari Ardian Dvorani ka marrë zyrtarisht çmimin Kampion Kundër Korrupsionit të akorduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ambasada Amerikane ka publikuar fotografinë e ditës ku ndër të tjera shkruan:

“Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen.

Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve.

Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë.

Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”, nënvizon ambasada amerikane.