zoom

Bota

U shpall i pajetë! 18-vjeçari reagon pak para marrjes së organeve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku në momentin e fundit një 18-vjeçar i shpallur i pajetë, për të cilin ishte vendosur që do t’i merreshin organet, ka reaguar.

Mediat bëjnë me dije se Lewis Roberts, 18 vjeç ishte shtruar në Spitalin Universitar Royal Stoke, në Staffordshire në Angli pas një aksidenti të rëndë që kishte bërë me motor. Mjekët ishin gati të hiqnin aparaturat që e ndihmonin për të qëndruar në jetë që të nisnin më pas me marrjen e organeve.

Ndërkohë, 18-vjeçari fatmirësisht ka reaguar vetëm pak momente para se të kryhej operacioni për marrjen e organeve, ai rifilloi frymëmarrjen në mënyrë të pavarur. Që nga 18 marsi e deri më tani, gjendja e të riut është përmirësuar ndjeshëm. Lajmin për gjendjen e tij e ka bërë motra përmes një postimi në Facebook.

“As personeli i spitalit nuk mund ta besojë mrekullinë që panë. E pabesueshme,” shkruan ajo.