zoom

Aktualitet

U qëlluan me 55 plumba! Vrasja e vëllezërve në Durrës, arrestohen 2 persona/ Pranuan t’i ekzekutonin kundrejt parave

Janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

Ato kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të mundësuar vrasjen e dy vëllezërve. Mësohet se të arrestuarit kanë rënë dakord që të kryejnë vrasjen me pagesë. Por njëri prej tyre, Enver Diva u infektua me COVID-19 dhe në këtë mënyrë nuk e kreu dot vrasjen.

Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.