zoom

Aktualitet

U plagos në ngjarjen e Elbasanit, ja kush është efektivja

Mes të plagosurve në ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ku u ekzekutua me armë zjarri, Pjerin Xhuvani, ka mbetur e plagosur edhe efektivja e policisë së forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ndërsa informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD.

Pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë drejtuesi politik i Elbasanit Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi është larguar nga zyra.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të jetë bërë shpërndarja e parave për qëllime elektorale. Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave.

Viktima Pjerin Xhuvani nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e Ditës së Verës, po në këtë qytet.