zoom

Aktualitet

U nisën sot nga Shëngjini, mbërrin në Bari anija me 12 emigrantët që qëndruan në Gjadër

Ka mbërritur në Bari anija me emigrantët e kthyer nga Shqipëria, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Romës, se emigrantët i përkisnin vendeve të origjinës jo të sigurta.

Lajmi raportohet nga La Repubblica, ndërsa theksohet se kjo po ndodh mes “përplasjeve” të kryeministres së Italisë Georgia Meloni dhe gjykatës në lidhje me vendimin.

12 emigrantët ishin akomoduar prej 3 ditësh në kampin e Gjadrit, ndërsa ishte një anije e rojës bregdetare italiane mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit ajo që kreu transportimin e tyre.

Më pas emigrantët do të akomodohen në një qendër pritjeje, ku do të kenë një afat 14 ditor për të apeluar vendimin që refuzon azilin e tyre.

Më herët gjatë ditës, gazetari Elidon Ndreka ka raportuar se pavarësisht largimit të emigrantëve, kampi i Gjadrit do të vazhdojë të jetë funksional dhe aty do të akomodohen vetëm emigrantët që konsiderohen se mbërrijnë nga vendet e sigurta, sipas Qeverisë italiane.