zoom

Aktualitet

U mbyllën nga i ftohti, sot rihapen shkollat

Tre ditë pasi u mbyllën si pasojë e të ftohtit polar, ditën e sotme rifillon mësimi në të gjithë shkollat e vendit.

Teksa e gjitha kjo u komentua si një masë për të shpëtuar mësuesit dhe nxënësit nga temperaturat e ulëta dhe mungesa e ngrohjes në shkolla, ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi që ngrohja të ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit. Sipas saj kishte një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimin.

Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen, por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen.