zoom

Aktualitet

U larguan nga vendngjarja! Babë e bir plagosin me thikë një person

Babë e bir janë përfshirë në konflikt gjatë ditës së sotme, duke qëlluar me mjet prerës një person me iniciale J. V. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital ku po merr edhe trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në rrugën “Paqësori”, ndërsa babë e bir janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu bëhet e ditur se i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe se po punohet për kapjen e autorëve.

“Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve”, njofton policia.