zoom

Aktualitet

“U kundërpërgjigjëm për vetëmbrojtje”/ Dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s: Na qëlluan me armë të parët

Të tjera detaje mësohen nga krimi në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 personave të tjerë. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maji”.

Pak pas arrestimit është zbuluar dëshmia e Arbër Paplekës, ish-efektivit të RENEA-s.

Papleka, për të cilin thuhet se është pjesë e shtabit elektoral të Gazment Bardhit, kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit deklaroi në polici se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Na qëlluan me armë të parët. Ne qëlluam për vetëmbrojtje”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar për vrasjen e Xhuvanit.

Mësohet se ai u arrestua në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, në tentativë për t’u arratisur.