Aplikacion
Sipas informacioneve, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos. Ai rrëfeu se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës. Përpos dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë. Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ai e mbante pasi tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.
Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse çka ka nxitur arrestimin e katër policëve.
Ankandi për aksionet e ekipit të Tiranës, ja çfarë vendosi Gjykata pas kërkesës së Refik Halilit