zoom

Aktualitet

U kapën duke vjedhur një banesë, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Dy shqiptarë, 35 dhe 40 vjeç janë arrestuar pasi u kapën duke kryer vjedhje në Gjermani.

Një dëshmitar vuri re një elektrik dore të ndezur në një ndërtesë banimi në Breckenstrasse rreth orës 19:00 të së premtes dhe njoftoi policinë.

Kur oficerët mbërritën, një person u hodh nga dritarja dhe u përpoq të ikte. Menjëherë pas kësaj, një person i dytë doli me vrap nga shtëpia, i cili më pas u fsheh aty pranë.

Pas disa minutave, 2 shqiptarët u kapën dhe u vunë në pranga,ndërsa me vete iu gjetën sendet e vjedhura dhe pajisjet që kishin përdorur.

Ata nuk kanë banim të përhershëm në Gjermani, megjithëse autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse kanë qenë të përfshirë në vjedhje të tjera.