zoom

Aktualitet

U kap me mbi 1 kg kokainë/ Momenti kur policia prangos poseduesin (VIDEO)

Haxhi Mykaj është 44-vjeçari i arrestuar pasditen e sotme gjatë operacionit të policisë në Babrru, ku u sekuestruan 1 kg e 32 gram kokainë.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e policisë duke theksuar se në automjetin e Mykajt janë gjetur dhe sekuestruar edhe 39 thika.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)