zoom

Të gjitha

U harruan të gjitha! Tea dhe Bearti rikthehen në “Për’puthen”

Lidhja e fshehtë Tea-Beart ishte një nga skandalet më të bujshme në “Për’puthen”. Pavarësisht se Tea doli çift nga programi me Andin, në të vërtetë ajo ishte përputhur jashtë me djalin nga Kosova. Shpesh kishin dalë foto të tyre, derisa ata vendosën që të zbulonin vetë gjithçka. Pas këtij skandali, Tea akuzoi produksionin, veçanërisht autoren e emisionit, Olsa Muahmetin, se ajo ishte në dijeni të gjithçkaje. Madje Tea u shpreh se ishte Olsa ajo që e kishte detyruar të dilte çift me Andin, sepse kishte interesa personale duke qenë se ata ishin dyshja më e preferuar e publikut. Nga ana tjetër “Për’puthen” i hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe produksioni tha se nuk ishte në dijeni të asgjëje.

Por shumë shpejt çuditërisht akuzat dhe kundërakuzat u harruan dhe gjakrat mes tyre u qetësuan. Madje sot Tea dhe Bearti u rikthyen sërish në program, këtë herë si çift. Ata nuk diskutuatn asgjë në lidhje me të shkuarën dhe skandalin, por vetëm për lidhjen e dashurisë së Teas e Beartit.

Çifti treguan se pëlqimi nisi nga takimi i parë që ata patën në “Për’puthen” dhe nga një kërcim në studio.

Kam provuar ndjenja që s’i kisha provuar kurrë”, u shpreh Bearti.

Nuk e kemi kuptuar kur ka qenë dashuri, por shpesh kemi qenë përballë njëri-tjetrit dhe shtrydhnim njëri-tjetrin për të mos thënë atë fjalën e madhe”, tha Tea.

Sa j përket të përbashkëtave që i mbajnë lidhur, ajo tha:

Kemi ideologji të njëjtë. Pavarësisht se jemi rritur ndryshe, ndajmë të njëjtat mendime, na përputhen mendimet me njëri-tjetrin”.

Gjithashtu Tea nuk nguroi të tregonte se te Bearti nuk i pëlqen impulsiviteti i tij. Sa i përket të ardhmes ata thanë se nuk e kanë vendosur ende se ku do të jetojnë, por momentalisht janë midis Prishtinës dhe Tiranës.

 

 

Ndërsa Andi Shehi nuk u përmend fare, madje gjatë emisionit Arjan Konomi iu referua si “ai djali tjetër”, sikur lidhja e rreme mes tij dhe Teas të mos kishte ekzistuar!