zoom

Aktualitet

U grind me të atin, 13-vjeçarja arratiset në mes të natës

Nxënësja e klasës së tetë L. B e kishte shënuar emrin e shoqes së ngushtë me një emër djali. Kur i ati i mori telefonin dhe pa që D. ishte një vajzë i kërkoi llogari fëmijës. Vajza e nxehur priti sa të gjente një mundësi për t’u arratisur nga shtëpia dhe në mesnatë ia mbathi me shoqen e ngushtë.

Policia u alarmua për largimin e vajzës 13-vjeçares, menjëherë pasi e ëma denoncoi në komisariatin numër 3 thanë burimet e sigurta të Gazetasi.al. E ëma madje ishte e bindur se L. kishte ikur me një djalë ashtu siç ajo e kishte parë të fliste shpesh me të në telefon.

“Vajza jonë ka lidhje me një djalë me emrin D. pasi me atë flet shpesh në telefon. Kur e mora në telefon vajzën pasi kishte dalë nga banesa, më telefonoi një burrë dhe më tha të mos trembesha pasi ime bijë gjendej me djalin e tij”.

Në një kallëzim plot kontradikta gruaja këmbëngul se nuk bëhet fjalë për një lidhje mes dy vajzash, por sipas saj 13-vjecarja iku pasi u revoltua që prindërit po pajtoheshin.

“Isha grindur me bashkëshortin dhe i thashë sime bije që me gjasë do divorcoheshim. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë konflikt. Kur i ati erdhi në shtëpi parmbrëmë, i kapi telefonin ku i gjeti biseda intime me D. (që në të vërtetë është një vajzë) dhe pas kësaj e urdhëroi dhe i ndaloi përdorimin e telefonit si dhe komunikimin e mëtejshëm me këtë person. Të njëjtin urdhër i tha që të mos komunikonte me prindërit e këtij personi”.

Gruaja shton në polici se fëmija të nesërmen në mëngjes e ka kërcënuar të atin.

“Nëse i flet ashpër D. atëherë unë do hidhem nga ballkoni”.

Policia shkruan në denoncim e dy prindërve se gruaja nuk ka dijeni që D. është vajzë.

“Ime bijë më ka thënë shpesh se ka dëshirë të jetojë me D. dhe L. nuk më ka treguar në asnjë moment që D. është vajzë”.

Pasi vajza është gjetur janë marrë në pyetje prindërit e vajzës tjetër.

“Kam dijeni që L. është 18 vjeçe dhe jo 13 vjeçe. Mbrëmë L. e mori vajzën time sepse e ka shoqe dhe iu lut më shpëto sepse më kërcënoi babai. Më tej telefonuam bashkëshortin tim, që na këshilloi të mos bënim asnjë veprim por të njoftonim policinë. Por ndërkohë vajza kishte dalë nga banesa e saj dhe i thashë vajzës time që të qëndronin bashkë derisa t’i gjente policia”, thotë 32-vjecarja nënë e vajzës tjetër.

Dy vajzat sipas policisë janë shoqe prej disa muajsh dhe janë njohur gjatë frekuentimit të një sporti.

Rrëfimi i 13-vjeçares

Mbasi policia i ka gjetur dy minorenet i ka marrë në pyetje në prani të prindërve dhe në prani të psikologëve. 13-vjecarja këmbëngul se ka shoqëri të ngushtë dhe emocionale me shoqen e saj. Ditën e shtunë po shkruaja me një shok dhe babai ma rrëmbeu telefonin dhe kërkoi të shikojë me kë po flas, aty gjeti bisedat me shoqen time. Aty më kërcënoi dhe më kërkoi të mos flisja më me të”.

Fëmija tregon se në mesnatë në orën 12.30 mbasi ka mbushur me rroba çantën e shkollës i ka shkruar shoqes.

“Hajde më shpëto”. Kur dola dhe takova D. më tha “mos u shqetëso, tani je e sigurt”

Fëmija ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga policia pasi sipas saj ndihet e frikësuar nga i ati, tha një burim policor. Agjentët e pyesin “a keni kryer marrëdhënie me shtetasen D. dhe a keni përdorur lëndë narkotike? Fëmija përgjigjet jo”.