zoom

Aktualitet

U godit 4 herë më thikë se ngacmoi një vajzë, kush është i riu që u vra në Tiranë

Dy goditje me thikë në kraharor e dy në këmbë i kushtuan jetën një 34-vjeçari pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Amarildo Hoxhallari mbërriti në gjendje të rëndë në spital, ku gjeti vdekjen vetëm pak kohë më pas.

Ai u plagos në zonën e Astirit në kryeqytet, rreth orës 18:45. Autor i dyshuar është një 25-vjeçar. Darmian Keli u arrestua nga policia e Tiranës pak kohë pas ngjarjes.

E teksa do të jenë hetime ato që pritet të zbardhin rrethanat e plota të vrasjes, dyshimet e para janë se Keli e goditi me thikë Hoxhallarin pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.

Në vitin 2015, kur ishte 25-vjeç, ai u arrestua së bashku kushëririn e tij për tentativë vrasjeje dhe plagosjen e një punonjësi policie. Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit dhe plagosjen e efektivit Roland Meta./ Zoom.al