Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë të regjistruar këtë të diel në plazhin e Vilë-Boshtovës në Kavajë, ku humbën jetën tre anëtarë të një familjeje, babai dhe dy djemtë e tij të mitur, të cilët ishin nisur nga Tirana drejt Kavajës për të pushuar në det.
Mësohet se babai, i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç, është futur në det për të shpëtuar një nga djemtë e tij, që po rrezikonte të mbytej prej rrymave të forta detare dhe po thërriste për ndihmë.
Babain më pas e ka ndjekur edhe djali tjetër dhe tragjikisht, të tre humbën jetën në det, teksa luftonin me dallgët e forta.
Sipas dëshmitarëve okularë, ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes 1 orë e 30 min me vonesë.
ADS
Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇
Related Posts
None found