zoom

Slider

U frymëzua nga batuta e Luizit, zbulohet titulli i filmit ku do luajë këngëtari dhe Olta Gixhari

“Në kuadër të dashurisë” do të titullohet filmi ku protagonistë kryesore do të jenë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

Mesa duket, titulli i filmit ku do të aktrojnë dy ish-banorët e BBV-së është frymëzuar nga batuta e Luiz Ejllit, “në kuadër të lojës”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”, tha moderatori Blendi Salaj në “Wake Up”, teksa zbuloi detaje nga filmi.

Olta dhe Luizi do të jenë çift në film dhe ngjarjet e të produktit kinematografik thuhet se do zhvillohen në Korçë./ Zoom.al