zoom

Aktualitet

U dhunua nga policët grekë, flet shqiptari: Jam në rrezik, s’dua ta shohin fëmijët e mi

Sajmir Zefi është i burgosuri shqiptar që u dhunua nga katër policë në Greqi. 33-vjeçari ka rrëfyer se është dhunuar barbrarisht dhe është ofenduar rëndë nga efektivët.

“Më ofendonin nga shtëpia, familja, racizëm. Nuk mund t’i them në publik. Janë shumë të këqija ato që më thoshin”.

Në një nga rastet, tha Zefi, policët e kanë dhunuar në sy të familjarëve.

“Jam dhunuar në sy të mamit, babait dhe motrës. Polici i tha mamit do ta marrësh me arkivol djalin”.

Përveçse thotë se është dhunuar për shkak të racizmit, ai shprehet se nuk e ka idenë pse policët e kanë marrë kaq inat. “Nuk e di pse ndodhën kaq keq gjërat”, shtoi ai teksa apeloi për drejtësi:

“Prokuroria i ka liruar policët pa kusht. Unë kërkoj të drejtat e mia. Kam dy fëmijë këtu në Greqi dhe nuk dua që fëmijët e mi t’i shohin këto gjëra. Jeta ime është në rrezik sepse çështja ka marrë shumë hapësirë këtu në Greqi”./ Zoom.al