Aplikacion
Sipas përllogaritjeve, Tuci ka shlyer dënimin mee 1 vit e 6 muaj izolim, me kohën e qëndrimit në paraburgim dhe uljeve që mori në vijim nga gjykimi i shkurtuar dhe sjellja e mirë.
GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit, teksa Tuci ishte arrestuar prej më pak se një viti, konkretisht më 13 korrik 2023.
Ditët e paraburgimit llogariten një me tre, pra më shumë se një vit i vuajtur në qeli dhe shuarje e pjesës së mbetur me disa muaj.
34 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe mga Apemi i Posaçëm.
Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës. /ZOOM.AL/