zoom

Aktualitet

U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jan Prengës, kopshtari rekurs në Gjykatën e Lartë

Festim Bexhdili ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi u dënua me burgim të përjetshëm nga GJKKO për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janarin e vitit 2020.

Dyshohet se kopshtari i resortit “Golden” ku u zhduk Jan Prenga ka dijeni edhe për vendin ku është varrosur.

Jan Prenga raportohet se u dhunua për vdekje dhe rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Familja e tij zhvilloi negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Njoftimi i Gjykatës

Titulli i çështjes:  PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Dorëzuesi:  FESTIM BEXHDILI

Data e regjistrimit:   23.05.2023

Tipi i çështjes: Ç.Penale Themeli / Rrëmbimi ose Mbajtja Peng e Personit (Neni 109 K.P)

Inicializuar:   Rekurs

Statusi i çështjes: Regjistrim

Objekti i padisë/akuzës:  Kryerja e veprave penale “Rrembimi ose mbajtja peng e personit” kur eshte shkaktuar vdekja e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Fshehja ose asgjesimi i kufomes”, e kryer ne bashkepunim ne formen e posacme te grupit te strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Veprime qe pengojen zbulimin e se vertetes”, te parashikuara nga nenet 109/3-28/4, 278/1-28/4, 303-28/4, 333/a/, 334/1, 301-25 te Kodit Penal.

Baza ligjore:         Nenet 109/3-28/4, 278/1-28/4, 303-28/4, 333/a/2, 334/1, 301-25 te Kodit Penal.

Kërkues:        PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

I Pandehuri:         FESTIM BEXHDILI ; OLSI TURJA

Relatori:  Sokol Binaj