Aplikacion
Ai u arrestua vitin e kaluar në Greqi, së bashku me Laert Haxhinë, “koka” e bandës së Lushnjës.
Berberi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Kurrë mos harro”, ku u arrestuan anëtarë të bandës së Laert Haxhiut.
Ai akuzohet se në vitin 2022 në Pogradec, ka plagosur Johan Muçllarin, djali i një pronari lokali.
Plagosjen Firdeus Berberi e kreu së bashku me mikun e tij Gersi Gaxhari dhe më pas u arratisën nga vendngjarja.
Ndaj Berberit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.